Presidenti Ilir Meta priti në zyrën e tij një përfaqësi të tifo-grupit “Tifozat Kuq e Zi”.

Ky takim të cilin kreu I shtetit e konsideroi të përzemërt u bë në kuadër të 15 vjetorit të themelimit të këtij grupimi të madh të tifozëve të kombëtares shqiptar.

Meta tha se “Tifozat Kuq e Zi” janë frymëzimi I kombëtares tonë.

 

“Tifozat Kuq e Zi” janë frymëzimi i Kombëtares tonë dhe padyshim “lojtari i 12” i saj. Me dashurinë e jashtëzakonshme për kombin, energjinë e pashtershme dhe qytetarinë e tyre, “Tifozat Kuq e Zi” e kanë lartësuar më së miri flamurin shqiptar në arenat sportive. 
Motivim i jashtëzakonshëm për yjet e Kombëtares sonë dhe adrenalinë e paparë për zemrën e çdo shqiptari që rreh për ngjyrat kuq e zi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *