E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Ilir Meta dekreton tre ligje

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të hënë me shpallje tre ligje.

 

Në njoftimin zyrtar të presidencës thuhet se Meta ka dekretuar:

 

Reklamë

– Ligj nr.92/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave””.

– Ligj nr.93/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza I””.

– Ligj nr. 98/2021 “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2021 të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian – Shqipëri, që ndryshon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërmjet komuniteteve europiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, duke zëvendësuar protokollin 4 të saj në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrative”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë