E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Presidenti Ilir Meta dekoron senatorin italian Casini

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar senatorin italian Pier Ferdinando Kazini, me urdhrin “Nënë Tereza”.

 

Për kreun e shtetit shqiptar, senatori Kazini ka dhënë ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Presidenti Meta tha se politikani italian ka qenë një avokat i vazhdueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave.

 

Reklamë

Nga ana e tij senatori Kazini vuri theksin tek procesi integrimit europian të Shqipërisë.

 

Sipas tij, është bërë shumë, por mbetet ende shumë për të bërë. “ne duam një Shqipëri evropiane, 100% pjesë e Evropës, sepse jemi të bindur se vendi juaj është faktor thelbësor i stabilitetit të Ballkanit dhe të Evropës”, tha Kazini.

Vazhdo të lexosh

Reklamë