Presidenti Volodymyr Zelenskyy, ka folur sërish me popullin e Ukrainës këtë pasdite, ku është shfaqur jo me kostumin e zyrtarit, por me një uniform ushtarake.

 

Ai ka njoftuar me të rejat e fundit rreth sulmeve ruse. Në fjalimin e tij të fundit, Zelensky thotë se Rusia me veprimet e saj ushtarake po i largohet botës së civilizuar, duke theksuar se Ukraina nuk synon të bëjë diçka të tillë.

 

Ai ka folur për një pauzë operacionale dhe pretendon se forcat ukrainase kanë mbrojtur me sukses rajonin lindor të Donbasit, si dhe kanë luftuar pranë Kharkiv.

 

Zelensky thotë se zona më problematike është në Kherson në jug të vendit, ku trupat ruse janë zhvendosur në veri nga Krimea e aneksuar.

 

Ai ka përmendur gjithashtu për humbjet e trupave ushtarakë si dhe për ushtarët rusë të kapur. Në fund presidenti ukrainas thotë se ushtria ka shkatërruar shumë automjete ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *