E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir jep dorëheqjen

Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, ka dhënë dorëheqjen dhe tashmë po punohet për ndërtimin e një Këshilli Kalimtar që do të drejtojë vendin.

 

Dorëheqja e tij i jep fund sundimit autokratik 30 vjeçar të presidentit 75 vjeçar, Omar al-Bashir, i cili u përball me protesta disa muajshe, gjatë të cilave dhjetëra veta humbën jetën në përleshjet me forcat e sigurisë.

 

Reklamë

Protestat filluan më 19 dhjetor të vitit të kaluar dhe demonstruesit e akuzuan qeverinë e al-Bashirit, pos tjerash për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve. Omar Al-Bashir, i cili mori pushtetin pas një grusht shteti në vitin 1989, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 22 shkurt, në një përpjekje për të shtypur protestat.

 

Omar Al-Bashir kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, në lidhje me mizoritë e kryera në rajonin perëndimorë të Darfurit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë