Presidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa ka tentuar të arratiset nga vendi, por nuk ja ka dalë. Ai ka kërkuar që autoritetet të vulosin pasaportën në një bazë ushtarake pranë aeroportit për të shmangur tensionet në terminal, por kjo kërkesë është refuzuar.

Presidenti u zotua se do të japë dorëheqjen të mërkurën dhe të hapë rrugën për një transferim paqësor të pushtetit pas protestave masive kundër tij të cilat dolën jashtë kontrollit dhe turma hyri edhe në rezidencën e tij.

Presidenti 73 vjeçar ka imunitet ndaj arrestimit dhe ka tentuar të arratiset përpara se të komunikojë dorëheqjen nga frika se mund të arrestohet nëse zhvishet nga ky post dhe qëndron ende në vend.

Edhe vëllai i vogël i presidentit, i cili deri në fillim të protestave në prill ka mbajtur postin e ministrit të Financave ka tentuar arratisjen për në Emiratet arabe, por pa mundur të bëjë një hap të tillë, ka konfirmuar stafi i aeroportit.

Sri Lanka aktualisht është pa qeveri pas protestave masive, të cilat kulmuan me largimin e kupolës drejtuese të shtetit. Vendi ishullor përballet me mungesa të theksuara të karburantit dhe valutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *