Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur në Maldive herët të mërkurën, në një prelud të mundshëm të dorëheqjes së tij, pas protestash të gjera kundër krizës më të keqe ekonomike të vendit të në dekada.

 

Si president, Rajapaksa gëzon imunitet nga arrestimi dhe besohet se ai donte të largohej para se të jepte dorëheqje, në mënyrë që most ë mund ta ndalonin kur të mbetej pa pushtet.

 

Ai, gruaja e tij dhe dy truprojat ishin katër pasagjerët në bordin e një avioni ushtarak Antonov-32 që u ngrit nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Sri Lankës, thanë burimet e imigracionit për AFP. Me të mbërritur në Maldive, ata u çuan në një vend të pazbuluar nën shoqërimin e policisë, tha një zyrtar i aeroportit në kryeqytetin Male.

 

Sri Lankasit e buzëqeshur përsëri mbushën korridoret e rezidencës zyrtare të presidentit pas largimit të tij të mërkurën.

 

“Njerëzit janë shumë të lumtur, sepse këta njerëz grabitën vendin tonë”, tha nëpunësi civil në pension Kingsley Samarakoon, 74 vecar. “Ata kanë vjedhur shumë para, miliarda dhe miliarda”.

 

Protestuesit në Sri Lankë, që gjatë fundjavës hynë në pallatin presidencial dhe dogjën shtëpinë e kryeministrit, kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit dhe kryeministrit./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *