E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 sekonda më parë
Video · Politikë

Presidenti i shqetësuar për pishat/ Meta: Armiku i dukshëm po shkatërron pasurinë tonë

Kur e gjithë vëmendja është fokusuar te pandemia për shkak të koronavirusit dhe pasojat që ajo po shkakton, veçanërisht në ekonominë e vendit, shqetësuese për presidentin Ilir Meta është edhe një tjetër sëmundje.

Reklamë

I ndodhur  ne juglindje të vendit, në qarkun e Korçës, kreu i shtetit është përballur, me një armik të dukshëm. Ndryshe nga koronavirusi që merr jetë njerëzish, armiku për të cilin është shqetësuar Ilir Meta, është ai që po na vret pishat.

Përmes një video-masazhi të shpërndarë në rrjetin e tij social, presidenti, me gjuhën e një politikani dhe shqetësimin e një ambientalisti paralajmëron se procesionarja, armiku i dukshëm, po na helmon pishat e vendit tonë.

Nëse me koronavirusin jemi në nje luftë qe po shkon drejt fitores, siç kryeministri Edi Rama e konsideron, për Ilir Metën, me pishat jemi në fillimin e betejës.

E qe ajo të fitohet, presidenti, kërkon vëmendjen e duhur të shtetit ndaj kësaj pasurie natyrore të Shqipërisë.

Më shumë video

Reklamë