Ditën e premte në orën 17:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste ku pritet të diskutohet në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.

 

Një tjetër çështje që do të diskutohet është edhe ajo e zgjedhjes së kryetarëve të PS në 61 bashki të vendit. Në dy raundet e fundit vetëm Partia Socialiste mund të propozojë kandidatë dhe për zgjedhjen e kreut të shtetit nevojiten 71 vota.

 

Të premten me të njëjtën orë që PS do të ulet në tryezë për të diskutuar për presidentin, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur këshillin Kombëtar të PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *