E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Presidenti i ri, një grua”

Kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Bushati dha sinjale se Ilir Meta mund të zëvendësohet në postin e presidentit nga një grua.

 

Deklaratën ai e bëri gjatë një interviste për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu.

 

Reklamë

Duke komentuar procesin e shkarkimit të Metës, të inicuar nga mazhoranca, Bushati tha se ka ardhur koha të vendoset një precedent.

 

“Ne jemi të qartë dhe kemi një komision të dytë për të shkarkuar presidentin. Në këtë proces, Shqipëria është një Amerikë e vogël, po t´i referohemi “impeachment-it” atje. Duhet të vendosur një precedent, që ai që do jetë në krye të shtetit, që unë mendoj se duhet të jetë një femër, duhet të përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Presidenca ka qenë benzina politike e këtyre zgjedhjeve.”

 

Socialisti ritheksoi se fitorja e mandatit të tretë është dhe një fitore personale për të, pavarësisht se ai vetë nuk do të jetë në pjesë e parlamentit të ri. Sipas Bushatit, votat e pavlefshme penalizuan disi kampin e majtë në njësinë 8.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë