Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla përsëriti se presidenti i ri, nëse shkarkohet Ilir Meta, do të zgjidhet në bashkëpunim me opozitën.

 

Në një deklaratë për mediat pasi u publikua data për mbajtjen e seancës plenare, Balla tha se kjo procedurë ka nisur sepse Meta ka marrë peng institucionin e Presidencës.

 

“Ajo që është e nevojshme dhe që duhet të kuptojmë është se PS nuk e ka nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit aktual si nevojë për të pasur një përfaqësues të vetin në institucionin e Presidencës, por iniciativa për shkarkim ka ardhur si nevojë për të çliruar presidencën nga një pengmarrje. Procedura për zgjedhjet e presidentit të ri do kërkojë kohën e vet, dhe pse jo të jetë pjesë e një pakete bashkëpunimi me opozitën e re, që do të rikthehet në Kuvend më 9 shtator. Me opozitën e legjislaturës së re do të kemi mundësi që këto çështje t’i adresojmë së bashku.”

 

Deputetët do të mblidhen në datën 9 qershor në seancë plenare për të votuar pro ose kundë raportit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *