Ditën e sotme është zhvilluar Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit.

 

Armand Duka, i cili dy ditë më parë u pezullua nga Gjykata si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, në fjalën e tij sot ne Asamble, tha se inatet e mllefet duhet të lihen mënjanë.

 

Ai u shpreh se konfliktet duhet të zgjidhen me dialog dhe se e shkuara duhet të lihet pas e të fillojë e ardhmja.

 

“Kemi punuar e kemi gjetur rrugët jo vetëm për të mbajtur gjallë lojën më të bukur në botë, por edhe për ta çuar para atë. Shumë projekte janë marrë gjatë kësaj periudhe e do të merren edhe të tjerë në vazhdim. Për të gjitha vështirësitë për të ecur përpara kapërcehen me vullnet e qetësi. Duke kërkuar me qetësi atë që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, unë gjeta se çfarë duhet ët zgjedhim dhe ka lidhje me zhvillimin e futbollit shqiptarë. T’i lemë mënjanë mllefin e inatin e mbartur. Ne pavarësisht se çfarë ndodh brenda e jashtë nesh, duhet të shohim përpara, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së kaluar. Duhet të mbyllet e shkuara e të fillojë e ardhmja, siç i takon shtëpisë sonë, ku gjithçka zgjidhet me mirëkuptim, jo gjyqe e penalitete. Duke reaguam në lidhje me këtë situatë, ju kërkoj bashkim, kontribut dhe dashuri për këtë lojë”, tha ai.

 

Me heret, dite me pare Gjykata e ka konsideruar nul mbajtjen e Asamblese sot ne 2 mars, per shkak te parregullsive qe Gjykata ka evidentuar ne zgjedhjet per Asamblete Rajonale te Futbollit, nga ky duhet te dlnin edhe delegatet e Asamblese.

Gjithashtu po ashtu ka pezulluar nga detyra Armand Duken dhe Ilir Shulkun, dy drejtuesit kryesore te FSHF, per shkak te nisjes se procedurave per organizimin e punimeve te Asamblese se Pergjithshme te FSHF ne kundershtim me vendimin e gjykates.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *