E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti i PE-së i shkon Bashës në zyrë

Në vazhdën e takimeve me krerët shqiptarë, presidenti i Parlamentit Evropian, Davis Sassoli ka shkuar në selinë e PD-së, për t’u takuar me kryedemokratin Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë.

 

Sassoli mbërriti dje në Tiranë, ku zhvilloi takime me ambasadorin e BE-së, Luig Soreca, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

 

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, kreu i PE-së tha të hënën se shpreson që negociatat me Shqipërinë të hapeshin përpara mbajtjes së Samitit të Zagrebit. Ndërsa theksoi se shumica dërrmuese e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ishin dakord që kjo gjë të ndodhte që para vitit të kaluar, por vetëm dy vende nga 27 votuan kundër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë