Subscribe

Antoni Tajani, Presidenti i Parlamenti Europian ka habitur jo pak, kur e ka cilësuar situatën në Shqipëri një “lufte civile”.

 

“Kemi folur për situatën në Shqipëri, sepse është një situate shumë e vështirë. Kjo “lufte civile” mes qeverisë dhe opozitës, është shumë e rrezikshme për stabilitetin.”

 

Për Tajanin dhe Parlamentin Evropian, stabiliteti në rajonin e Ballkanit është prioritet. Madje ai ka shkuar dhe më tej, ku ka kërkuar kontroll të investimeve të huaja në këtë rajon.

“Ballkani është një prioriet për në dhe na duhet stabilitet. Stabiliteti i Ballkanit është dhe stabilitetit i Europës. Në Ballkan ne duhet të punojmë për një kontroll te investimeve qe vijne nga jashte. Ka shume interesa te ndryshme, jo vetëm Europiane, por edhe Ruse, Arabe por edhe turke. Kjo është një lojë e veshtirë, por duhet te jemi aktiv dhe te kujdesshem dhete bejme me shume si Europe në Ballkan.

 

Presidenti i Parlamentin Evropian këto deklarata i ka bërë në përfundim te takimit me Sekretarin e Pergjithsme te Organizates se Kombeve te Bashkuara, ku u diskutuat sfidat dhe problemet kryesore me te cilat përballet sot e gjithë bota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *