Dritan Abazoviç është mandatuar nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç për të formuar qeverinë e re të vendit.

 

Ata u takuan këtë të enjte në Pallatin Presidencial në Podgoricë. Presidenti malazez u shpreh se beson që vendimi i tij është në interesin më të mirë të Malit të Zi.

 

“Përfaqësuesit e GP URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi…Jam i bindur se kjo është në interesin më të mirë të Malit të Zi për të krijuar një qeveri me përbërje të plotë sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht për shkak të sfidave politike shtesë të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj në stabilitetin e rajonit tonë. Pres që parlamenti malazez të mbajë një sesios së shpejti dhe të vendosë për programin e kabinetit të ri qeveritar sipas propozimeve të kryeministrit”, përfundoi presidenti malazez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *