E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Presidenti i Kosovës Thaçi uron Palmer për detyrën e re

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur detyrën e re te zëvendës ndihmës sekretarit amerikan te shtetit, Methju Palmer, i cili do te jete edhe përfaqësues i posaçëm i Shteteve te Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

 

Duke e uruar ne rrjetin social Twitter, Thaçi shton se pret një ndikim me te madh te ShBA-së ne integrimin e Kosovës dhe gjithë rajonit ne kombet euro-atlantike.

 

Reklamë

Sipas analisteve, emërimi i Palmer, një vendim i cili vjen pas takimit mes sekretarit amerikan te shtetit Majk Pompeo dhe presidentit serb Aleksandër Vuçic ne New York ne fillim te këtij muaji, po konsiderohet si një përpjekje për te filluar dialogun e ngecur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian u ndërprenë nëntorin e kaluar, kur Kosova e vendosi taksen 100% ndaj produkteve serbe dhe u zotua se do ta heqë atë vetëm pasi Serbia ta njohe sovranitetin e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë