Subscribe

Nuk ka ende një vendim nëse liderët e Bashkimit Evropian do të japin dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave  javën e ardhshme.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në një konferencë të përbashkët me presidentin  maqedonas Stevo Pendarovski në Ohër,  vuri në dukje se edhe pse zyrtarët e Unionit po punojnë intensivisht për të zgjidhur çështjet mes Sofjes dhe Shkupit, rezultati mbetet ende i paqartë.

 

CHARLES MICHEL

PRESIDENT I KËSHILLIT EUROPIAN

“Aktualisht nuk mund të them se cili do të jetë rezultati. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndërmarrë hapa vendimtarë në të ardhmen. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të nisin sa më shpejt negociatat me Bashkimin Evropian, gjë që është e rëndësishme jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për rajonin në tërësi, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitik. Ka zhgënjim dhe mosbesim nga të dyja palët. Është koha për të vepruar. Lufta në Ukrainë e përshpejtoi procesin. Ne duam të zhbllokojmë procesin për Shkupin dhe Tiranën .”

 

Nga ana tjetër, i pyetur për raportin  e publikuar nga mediat bullgare, ku thuhet që Sofja do të zhbllokojë procesin pas një marrëveshje me Francën,presidenti maqedonas u përgjigj :

 

STEVO PENDAROVSKI

PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Ne në Shkup, këtu, nuk kemi parë një propozim francez. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë dhe për ato bisedime jeni njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam ndërmend të komentoj se çfarë po ndodh në Sofje, është dinamika e tyre e brendshme politike.”

 

Me 23 qërshor lideret e Bashkimit Evropian do të mblidhen për të diskutuar për hapjen e konferencës së parë ndërqëveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *