Subscribe

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel gjatë konferencës për shtyp tha se Samiti i sotëm ishte një mbledhje historike.

 

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në BE, ndërsa shtoi se duhet të bëhet më shumë përparësi në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

 

Sa i takon nënshkrimit të marrëveshjes Roaming, Michel deklaroi se do të reduktojë më shumë tarifat në vitin e ardhshëm.

 

Do filloj duke falenderuar Ramën. Kjo është një mbledhje historike. Ne shkruam histori sepse për herë të parë Samiti u mblodh në Ballkanin Perëndimor.

 

Kjo mbledhje shënon hapat shtesë në rruhgën e integrimit. E ardhmja e fëmijëve tanë do jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BR.

 

Reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit të avancojë. BE duhet të përforcojë tregun e përbashklët. Është marrëveshja roaming që u nënshkrua sot, e sila do bëj të mundur viotin e ardhshëm dhe në horizont në 2027 reduktimin e tarifës roaming.

 

Do përballojmë bashkë sulmin e Rusisë në Ukrainë. Ndaj është e rëndësishme për një paketë financiare për të ndihmuar BP.

 

Emigracioni është një temë sfiduese ku ne përballemi me rritjen e shifrave. Ne e dimë që duhet të merren vendime shtesë dhe natyrisht duhet të bëjmë progress për të menaxhuar këtë situatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *