“Nuk do të tregojmë mëshirë për armiqtë”, deklaroi Presidenti iranian Ebrahim Raisi gjatë një ceremonie, duke iu referuar protestave antiqeveritare në vend.

Lajmi behet i ditur nga BBC Persia.

 

Presidenti Raisi i quajti protestat që nisën si kundërpërgjigje ndaj vdekjes së Mahsa Aminit një “shqetësim” teksa ai ishte në paraburgimin e policisë së moralit.

 

Agjencia iraniane e lajmeve e aktivistëve të të drejtave të njeriut (Hrana) beri te ditur se 507 protestues humbën jetën nga 27 tetori deri më 5 janar gjatë protestave.

 

Numri i të burgosurve është nga 14,000 deri në 16,000.

 

Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm i forcave të policisë iraniane konfirmoi lajmin për vrasjen e Saha Etebarit, një vajzë 12-vjeçare, e qëlluar nga agjentët e regjimit në makinën me të cilën ajo po udhëtonte me prindërit e saj në provincën e Hormozgani.

 

BBC Persia shkruan se eshte leshuar një urdhër i posaçëm  për të hetuar këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *