Subscribe

Presidenti  I Republikes federale te Gjermanise Frank-Walter Steinmeier ne viziten e pare ne Tirane percolli mbeshtetjen e Berlinit zyrtar per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

 

Gjate nje konference te perbashket per shtyp me kryetarin e shtetit shqiptar Bajram Begaj, presidenti Steinmeier vleresoi politiken e jashtme te Shqiperise e cila eshte ne perputhje te plote me ate te BE, vleresoi rolin e vendit tone ne procesin e Berlinit si dhe kontributin si anetar i keshillit te sigurimit.

 

FRANK-WALTER STEINMEIER

PRESIDENT FEDERAL I GJERMANISE

 

“Unë ju premtoj që edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim brenda mundësive tona në kuadër të reformave të nevojshme për procesin e anëtarësimit. Progresi në procesin e anëtarësimit të BE-së varet veçanërisht prej jush. E rëndësishme mbetet që Shqipëria të çojë përpara procesin e reformave. Sa më shpejt të ecni përpara, aq më shpejt do të përparojnë edhe bisedimet e anëtarësimit. “

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

“Bisedimet për anëtarësim janë një proces kërkues në shumë aspekte.

E vlerësojmë të domosdoshme mbështetjen teknike, që po ofron pala gjermane për administratën dhe ekipet negociatore për një sërë kapitujsh të rëndësishëm.”

 

Presidenti gjerman vleresoi rendesine e procesit te Berlinit per Shqiperine dhe vendet e Ballkanit Perendimor, duke theksuar se vitin e ardhshem samiti do te mbahet ne Tirane. Nga ana e tij kreu I shtetit Begaj krahas procesit te Berlinit vleresoi edhe nism e Ballkanit te Hapur .

 

BAJRAM BEGAJ

“Ballkani i hapur eshte proces integral dhe nese do te jete gjitheperfshires dhe nese do te kete ne fokis vetem bashkepunimin ekonomik eshte i mirepritur”

 

Me pas presidenti gjerman Steinmeir iu drejtua me nje mesazh parlamentit shqiptar

 

FRANK-WALTER STEINMEIER

PRESIDENT FEDERAL I GJERMANISE

 

“Shqipëria ka qenë për kohë të gjatë një top loje interesash imperialiste, perandorish agresive. Jo më pak e përfaqëson këtë politikë në variantin e vet më të keq vendi im, gjatë epokës së tij më të errët. Ndaj nisur pikërisht prej historisë së vendit tuaj është emocionuese të shohësh tani që një Shqipëri e lirë do t‘i bashkohet me vullnetin e saj të lirë Evropës së lirë, një unioni që premton liri në mirëqenie dhe siguri e që në të njëjtën kohë lejon Shqipërinë sikundër të gjitha vendet e tjera të ruajnë unikalitetin e vet. Evropa gëzohet për ardhjen e Shqipërisë!”

 

Presidenti vleresoi jo vetem lidhjet politike e ekonomike mes Gjermanise dhe Shqiperise; por edhe lidhjet mes dy vendeve tona ne futboll.

 

FRANK-WALTER STEINMEIER

PRESIDENT FEDERAL I GJERMANISE

 

“Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithnjë Bundesligën gjermane me aftësitë e tyre. Mendoj këtu për Altin Rakllin ose Mërgim Mavrajn, të njohur në Gjermani edhe sot.”

 

Vizita e presidentit Steinmeier ne Shqiperi shenon viziten e pare te nje kryetari shteti pas 27 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *