Në viziten e tij të parë në Shkup presidenti gjerman Frank- Valter Steinmeier  theksoi mbështetjen e vendit të tij për aspiratat e Maqedonisë së Veriut per anëtarësim në BE.

 

Steinmeier  porositi që tek opozita të mbizotërojë vetedija dhe se procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet te perfundoje sa me pare.

 

Nëse eshte vertete  qe duan  integrim evropian, atehere mendoj se duhet te funksionoj ndergjegjesimi i tyre dhe te votojnë ndryshimet kushtetuse neser,pasneser,pas nje viti apo dy. Në demokraci ka ndryshim pushteti cdo here dhe ata do te jene ne pushtet dhe do te kerkojne te njejten gje nga opozita e neserme. Pse mos e perfundojme tani?

 

Duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Steinmeier tha se normalizimi sa më i shpejtë i tyre është në interesin e BE-së.

Gëzohem që propozimi gjermano-francez tani ka arritur sukses dhe po pranohet. Kjo mund t’i inkurajojë palët që të vazhdojnë të bashkëpunojnë në këtë sferë”

 

Pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, Steinnmeier do të zhvillojë një vizitë zyrtare edhe në Tiranë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *