Presidenti francez Emmanuel Macron nis sot një vizite tre ditore ne SHBA, ku pritet te diskutoje me presidentin Trump disa tema te ndjeshme, per te cilat nuk ka mirëkuptim te ndërsjelle. Ajo qe pritet te marre me shume vëmendje është marrëveshja bërthamore me Iranin, per te cilën Trump u ka kërkuar aleateve ta përmirësojnë deri me 12 maj ose ndryshe do te heqë dore nga pakti.

 

Presidenti francez është shprehur kundër kësaj lëvizjeje, duke e nxitur homologun e tij që t’i qëndrojë marrëveshjes bërthamore me Iranin, pasi nuk ka opsion më të mirë. Gjithashtu ne fokus te bisedimeve mes dy presidenteve, do te jete edhe lufta tregtare, situata ne Siri dhe te tjera çështje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *