Subscribe

Te enjten parlamenti do te votoje ligjin për qeverisjen e sistemit te drejtësisë, i cili është drafti i fundit i paketës prej 7 ligjesh qe nevojiten per te filluar zbatimin e reformës ne drejtësi. Burime pranë maxhorances bëjnë te ditur se ligjit i janë bere amendime dhe është plotësuar kërkesa e opozitës per Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e Larte te Prokurorisë. Mësohet se ashtu siç kishte kërkuar Partia Demokratike, aplikimi per 5 anëtaret qe zgjidhen nga parlamenti ne këto 2 institucione do te jete i lire e pa asnjë filtër. Tashme pritet reagimi i opozitës pas kësaj tërheqje; por burime pranë shumicës theksojnë se ligji do te votohet te enjten, pavarësisht qëndrimit qe do te mbaje PD. Deri tani nga paketa prej 7 ligjesh, i vetmi draft qe është votuar nga te gjithë palët dhe ka marre edhe dakortesine e presidentit te Republikës eshte ligji per ngritjen e strukturave qe do te luftoje korrupsionin tek zyrtaret e larte. Ndryshe nga rasti i Vettingut kur kreu i shtetit vendosi te mos shprehej; ketë here presidenti ka firmosur ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” dhe pritet hyrja ne fuqi e tij pas botimit ne fletoren zyrtare. Struktura e posaçme anti-korrupsion është nje prej elementeve te reformës ne drejtësi qe ka pasur mbështetjen me te forte te amerikaneve; ata kane hartuar ligjin dhe ata do te trajnojnë anëtaret e Byrosë Kombëtare te Hetimit. Por pavarësisht se SPAK-u është i vetmi qe gëzon konsensusin e PS, PD, LSI dhe Presidentit, zbatimi i ligjit nuk mund te nise pa pjesën tjetër te paketës se ligjeve te drejtësisë. Prokuroret speciale qe do hetojnë korrupsionin, emërohen nga Këshilli i Larte i Prokurorisë dhe gjyqtaret e posaçëm qe do gjykojnë keto raste, emërohen nga Këshilli i Larte Gjyqësor, drejtori i Byrosë Kombëtare te Hetimit, emërohet nga Këshilli i Larte i Prokurorisë me propozim te prokuroreve te posaçëm; kështu qe pa hyrjen ne fuqi te ligjit per qeverisjen e sistemit te drejtësisë, kemi thjesht nje ligj ne letër, i cili nuk mund te zbatohet. Tashme pritet seanca e se enjtes per te pare nese maxhoranca dhe opozita do te votojnë edhe njëherë me unanimitet ligjin per qeverisjen e drejtësisë per te mbyllur paketën e ligjeve te domosdoshme te reformës ne drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *