Presidenti cek Milos Zeman njihet per qendrimin e tij kunder Kosoves, por gjatë vizitës së tij zyrtare në serbi është zhveshur nga kostumi që I takon një kryetari shteti të një vendi të bashkimit europian duke pohuar dashamirësinë dhe pëlqimin e tij për serbinë dhe popullin serb pa harruar të shprehë mospëqimin për Kosovën.

Sapo mbërriti në Beograd Presidenti çek Milos Zeman vendi I te cilit e ka njohur ndërsa takohej me Aleksandar Vuçiç thote se  “nuk i pëlqen” Kosova. Në aeroportin Nikola Tesla kreu i shtetit cek u shpreh se “i pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”.

Vuçiç nuk ka reaguar pas komentit të Presidentit Zeman duke u përgjigjur vetëm “faleminderit shumë”.

Presidenti 74 vjeçar i Çekisë është i njohur për qëndrimet e tij kundër Kosovës. Nuk është hera e pare qe ai I shfaq hapur idete e tij.  Zeman më herët ka deklaruar se Praga zyrtare megjithëse mund të jetë shumë e vështirë, mund të tërheqë njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Njohja e Kosovës ka qenë një gabim diplomatik. Ehe nëse më shumë shtete tërheqin njohjen, Republika Çeke mund të jetë krah tyre” eshte shprehur  Zeman më 6 shtator për mediat.

Gjithashtu përpara vizitës në Beograd presidenti cek është shprehur se dëshiron integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por  jo të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *