E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti çek i quan transgjinorët “të neveritshëm”

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, në një intervistë për CNN, i quajti transgjinorët, të neveritshëm.

 

Teksa fliste për ligjin e shumëdiskutueshëm në Hungari, i cili ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë, Zeman tha se ndërhyrja në punët e brendshme të çdo vendi anëtar të BE, është një gabim i rëndë politik.

 

Reklamë

Ai i doli në mbrojtje kryeministrit hungarez, Viktor Orban, duke theksuar se: “Unë nuk shoh një arsye për të mos rënë dakord me të. Unë mund t’i kuptoj homoseksualët, lesbiket, e kështu me radhë. Por a e dini se cilët nuk kuptoj aspak? Transgjinorët.”

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ligji është “i turpshëm” duke shtuar se ekzekutivi i BE-së po shqyrton edhe marrjen e veprimeve ligjore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë