Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Presidenti Biden shkon tek ura e rrëzuar në Baltimore

6 Prill 08:24

Presidenti Joe Biden pati mundësinë të premten të shikojë nga afër përpjekjet për heqjen e rrënojave të urës “Francis Scott Key Bridge” të rrëzuar në Baltimorë, ndërsa vinçat, anijet dhe ekipet zhytëse vazhdojnë punën për të rihapur një nga linjat më të ngarkuara të transportit detar në Shtetet e Bashkuara.

Në bordin e helikopterit presidencial Marine One, që kaloi përmes strukturave të mbetura metalike, si dhe mjeteve dhe paisjeve që përpiqen të heqin rrënojat e shembjes së javës së kaluar, presidenti Biden pa nga afër përmasat e shkatërrimit. Pas uljes në tokë, atij ndoqi një seancë informimi nga zyrtarët vendas, nga Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara dhe Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë, në lidhje me situatën në det dhe pasojat për rajonin.

Presidenti Biden përshëndeti gjithashtu oficerët e policisë që ndihmuan për të ndalur trafikun mbi urë në momentet pak përpara se të goditej nga anija, gjë që ndihmoi për të shmangur një humbje edhe më të madhe të jetëve.

“Kam ardhur për t’ju thënë se vendi ju mbështet dhe e them këtë me bindje”, tha presidenti Biden nga bregu përballë urës së rrëzuar. “Vendi ju mbështet”.

Tetë punëtorë, emigrantë nga Meksika, Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, po punonin për të riparuar asfaltin e dëmtuar mbi urë, kur goditi anija e madhe e mallrave në mesnatën e 26 marsit. Dy persona u shpëtuan, por trupat e vetëm dy nga gjashtë viktimat arritën të gjenden. Presidenti u takua pranë urës të premten me familjet e viktimave, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Dëmi është shkatërrimtar dhe zemrat i kemi ende të lënduara”, tha presidenti Biden.

Është arritur të krijohet një kanal i përkohshëm alternativ për mjetet detare që punojnë për heqjen e rrënojave. Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë shpreson të çelë deri në fund të këtij muaji një kanal me qasje të kufizuar për disa lloje anije mallrash dhe mjete të tjera detare që transportojnë automjete dhe paisje bujqësore. Ndërsa sipas Shtëpisë së Bardhë, synohet që deri më 31 maj të rikthehet në kapacitet të plotë porti i Baltimorës.

Kjo do të ishte një arritje e rëndësishme pasi vonesat e mëtejshme për rihapjen e linjave të transportit mund të krijonin vështirësi të mëtejshme për ekonominë. Në një ditë normale, rreth 200 milionë dollarë mallra kalojnë në portin e Baltimorës, që shërben si një nyje kryesore për importin dhe eksportin e automjeteve.

Administrata Federale e Autostradave ka dhënë tashmë 60 milionë dollarët e parë si ndihmë emergjence për fillimin e operacioneve të pastrimit. Është megjithatë e paqartë se sa do të jetë kostoja e përgjithshme për riparimin e urës, megjithëse disa ekspertë vlerësojnë se do të kushtojë të paktën 400 milionë dollarë dhe do të duhen të paktën 18 muaj punime.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se do t’i kërkojë Kongresit autorizimin që qeveria federale të mbulojë 100% të kostove për heqjen e rrënojave dhe riparimin e urës. Megjithatë, disa ligjvënës republikanë kanë bërë thirrje që një fond i tillë të kushtëzohet me shkurtime të tjera në buxhetin e qeverisë. /VOA

Posted Under:
Aktualitet Anash Bota
Tagged:
baltimore Biden ura

Nga e njëjta kategori

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me Como

më shumë...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në Champions

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.