Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri i policisë,...

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)

Zhduken 3 detarë indianë pas sulmit amerikan ndaj cisternës...

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin...

Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal tani kërcënon...

Shpëtohen qindra emigrantë në ujërat pranë Kretës

Presidenti Biden do të nënshkruajë ligjin për teknologjinë dhe shkencën

3 Gusht 17:50

Mikroprocesorët nevojiten për të prodhuar gjithçka, nga automjetet tek pajisjet elektronike. Në vitet 1990, Shtetet e Bashkuara kryesonin tregun global, por tani renditen pas Kinës e cila zotëron 24% të tregut, e pasuar nga Tajvani, Koreja e Jugut dhe Japonia, sipas shoqatës së mikroprocesorëve. Presidenti Biden dëshiron të ndryshojë këtë tablo.

“Ky projektligj e bën të qartë se risia kryesore në botë do të ndodhë në Amerikë. Inovacionet dhe prodhimi do të ndodhin në Amerikë”, tha Presidenti Biden.

Pas miratimit nga Kongresi të projektligjit për prodhimin e mikroprocesorëve, Presidenti Biden bisedoi në rrugë virtuale me guvernatoren e Miçiganit Gretchen Whitmer, shteti i së cilës është një qendër kryesore e industrisë së automobilëve, e goditur rëndë nga mungesa e mikroprocesorëve.

“Projektligji nënkupton fabrika që gumëzhijnë dhe kosto më të ulët për pajisje elektronike, mjekësore, bujqësore dhe makinat për familjet”, tha guvernatorja Whitmer.

Legjislacioni prej 280 miliardë dollarësh përfshin 52 miliardë dollarë për të nxitur hulumtimet dhe prodhimin në vend të mikroprocesorëve, thotë për Zërin e Amerikës Bonnie Glick, drejtoreshë e Institutit Krach për Diplomaci Teknike në Universitetin Purdue.

“Gjërat që nuk prodhohen në vend, për shkak të kostos ose nëse vendet aleate e bëjnë më mirë, ne mund të krijojmë aleanca për manifakturën dhe ta mbështesim atë”.

Administrata amerikane ka shfrytëzuar partneritetet me Korenë e Jugut dhe Japoninë, vende që Presidenti Biden i vizitoi në maj. Në Seul ai vizitoi fabrikën e procesorëve të firmës Samsung. Një fabrikë e ngjashme prej 17 miliardë dollarësh po ndërtohet në Shtetet e Bashkuara nga firma Samsung.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia po krijojnë një qendër të përbashkët kërkimore të prodhimin e procesorëve deri në vitin 2025.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Volker J. Sorger, drejtor i Laboratorit të Pajisjeve dhe Sistemeve Inteligjente në Universitetin George Washington.

“Strategjia e Uashingtonit ka qenë mjaft e qartë, fitorja e autonomisë dhe eliminimi i varësisë politike nga zinxhiri i furnizimit global”.

Por qendra e rivalitetit teknologjik SHBA-Kinë qëndron në Tajvan, një ishull i vetëqeverisur për të cilin Pekini pretendon se është provincë e shkëputur nga Kina.

Firma tajvaneze TMSC prodhon 92% të mikropocesorëve më të avancuar në botë. Një konflikt në Tajvan do të kishte pasoja katastrofike në tregun global.

Aksionet e firmës TMSC ranë gati 3% të martën ndërsa Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi shkoi në Taipei në një vizitë që ajo tha se tregon solidaritetin amerikan, duke sfiduar paralajmërimet e ashpra të Kinës.

Në prag të vizitës së saj, Pekini publikoi një video të manovrave ushtarake me sloganin: “Varrosni të gjithë armiqtë që guxojnë të pushtojnë”./voa

Posted Under:
Bota
Tagged:
Biden shkence teknologji

Nga e njëjta kategori

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

më shumë...

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

më shumë...

Zhduken 3 detarë indianë pas sulmit amerikan ndaj cisternës pranë Omanit

më shumë...

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:19

Horoskopi ditor/ Vendime të rëndësishme, emocione dhe...

8:05

Mot sot, temperaturat deri në 34°C, pasdite...

10:45

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

10:33

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri...

10:23

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

10:02

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

9:53

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

9:34

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)

9:18

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

9:12

Zhduken 3 detarë indianë pas sulmit amerikan...

8:47

Nga ai i tërfilit te i shqopës,...

8:04

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin...

7:54

Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal...

6:42

Shpëtohen qindra emigrantë në ujërat pranë Kretës

6:30

Dita e 11-të e protestës, qytetarët nisin...

6:10

Trump paralajmëron Iranin: Do t’i sulmojmë shumë...

6:05

Begaj në Samitin e SEECP: Shqipëria e...

6:05

Teherani sfidon Uashingtonin: Jemi gati për goditje...

5:34

Hetimi i dosjes së Jeffrey Epstein, Bill...

Më të klikuarat

  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person
  • “Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frig...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në Fier një univ...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.