E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Begaj, vizitë zyrtare në Sofje pas ftesës së homologut bullgar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot në Sofje për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Agjenda parashikon takimin kokë më kokë të kryetarëve të dy shteteve, takimin e delegacioneve përkatëse si dhe konferencën e përbashkët për shtyp të Presidentit Begaj me Presidentin Radev.

Reklamë

Marrëdhëniet dypalëshe, roli i Shqipërisë dhe i Bullgarisë në rajon dhe me gjerë si pjesë e NATO-s dhe i organizmave të tjerë ndërkombëtare e rajonale si dhe bashkëpunimi në kuadër të Bashkimit Evropian do te jenë në fokus të bisedës se Presidentit të Shqipërisë dhe homologut të tij bullgar.

Presidenti Begaj do të pritet edhe nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë z. Rosen Zhelyazkov.

Gjithashtu Presidenti Begaj do të zhvillojë një vizitë te trupat ushtarake shqiptare që janë të pozicionuara në Novo Selo, si pjesë e programit të NATO-s “Enhance Vigilant Activity”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë