Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar gjithë shqiptarët për vitin e ri 2024.

Përmes një vieo-mesazhi në Facebook, ai përmendi disa prej arritjeve të vendit gjatë vitit 2023, duke veçuar forcimin e pozitës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Begaj bëri thirrje që politika të lërë mënjanë dallimet dhe të përqendrohet për t’u dhënë rëndësi interesave të shqiptarëve.

Bajram Begaj: Kjo është festa e të gjithëve. Dëshiroj të ndaj me ju disa reflektime. Viti që lamë pas pati zhvillime pozitive, veçoj rritjen e reputacionit të Shqipërisë në botë. Treguam se ndonëse vend i vogël i kemi mundësitë të jemi faktor në rajon e në botë. Këtë vit miliona turistë vizituan vendin tonë. Gjithashtu vijuam angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. I bëj thirrje të gjithë forcave politike që pavarësisht dallimeve, tu japin rëndësi interesave të qytetarëve.

“Dua t’u uroj të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, një vit të ri të mbarë, të paqtë dhe të begatë”, shtoi Presidenti./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *