Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u bëri thirrje liderëve botërorë për një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave globale dhe për bashkëpunim e dialog përballë konflikteve, sidomos në kontekstin e situatës së brishtë në rajon dhe luftës në Ukrainë.

Në Forumin Botëror të mbajtur në Baku, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, evidentoi shqetësimet dhe sfidat më të cilat po përballemi dhe paraqiti vizionin për kapërcimin e tyre.

Me Presidentin Begaj bisedoi gazetarja e Euronews International, Jane Witherspoon.

“Vërtet, jemi duke jetuar në kohëra të papreçedenta. Po ndodhin shumë gjëra. Ne përballemj me pasiguri politike, pabarazi ekonomike, ndryshime klimatike, sfidat shëndetësore dhe, sigurisht, probleme me arsimin. Po ashtu, përballemi me padrejtësi sociale. Megjithatë, sfidat me të cilat po përballëmi nuk mund të zgjidhen në mënyrë individuale apo rajonale. Ashtu siç kemi mësuar nga e kaluara, duhet të jemi të bashkuar në reagimin tone”, tha Presidenti Begaj.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti theksoi se rajoni ynë është tejet I brishtë dhe nënvizoi se paqja është e paçmueshme.

“Paqja është e paçmueshme. Ne mund të bëjmë çdo gjë për të rritur kapacitetet tona në mënyrë që të sigurojmë më shumë mbrojtje për kontinentin tonë. Sigurisht, unë vij nga një rajon “tejet i brishtë”. Situata e luftës në Ukrainë po i shtyn njerëzit atje të mendojnë më shumë për bashkëpunim dhe dialog. Ne kemi mbështetur çdo çështje që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë”, shtoi Presidenti i vendit.

Gjithashtu, Presidenti Begaj reflektoi mbi implikacionet më të gjera të bisedimeve në forum, duke konfirmuar angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen e nismave që përputhen me vlerat humane.

“Kemi mbështetur çdo iniciativë që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë,” deklaroi ai.

Forumi i 11-të Global në Baku, me diskutimet e tij të gjera dhe praninë e liderëve globalë, ka hapur rrugën për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar. Thirrja e Presidentit Begaj për një reagim të unifikuar ndaj sfidave globale thekson rëndësinë e solidaritetit dhe përgjegjësisë së përbashkët në tejkalimin e sfidave me të cilat bota përballet sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *