Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar nje bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani.

 

 

 

Fokusi i bisedës ka qenë pikërisht situate e tensionuar në Veri të Kosovës.

 

 

 

Begaj shprehet se duhet të vazhdojë dialogu mes palëve duke ruajtur paqen dhe integritetin territorial të Kosovës.

 

 

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

 

I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.

Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.”- shkruan Begaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *