E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Begaj takim me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Kreu i Shtetit përgëzoi Sekretarin e Përgjithshëm të RYCO në Shqipëri si edhe drejtuesit  lokalë për punën e deritanishme të kësaj organizate për ndërtimin e rrjeteve të bashkëpunimit ndërrinor në Ballkanin Perëndimor, nxitjen e ndërkulturalitetit, mendësisë së paqes, mirëkuptimit e bashkëpunimit.

Presidenti Begaj inkurajoi Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor të zgjerojë sipërmarrjen e nisur, që synon promovimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit, si dhe bashkëpunimin e të rinjve përmes programeve të shkëmbimit, duke u shprehur: “E ardhmja është në duart e të  rinjve. Ata kanë aftësitë dhe energjitë të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për integrimin Euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”.

Marrëveshja për Themelimin e RYCO u nënshkrua nga kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e BP-së, të mbajtur në Paris më 4 korrik 2016. Kjo organizatë është  produkt i Procesit të Berlinit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë