Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 June 2026
Vizion fokus

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon Berishën: Tradhtar...

Miratohet me 84 vota amnistia penale

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

“Po paraqesin video të rreme për protestat”, Rama: Irani...

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt,...

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë presionin ndaj...

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të kënaqur me...

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në Itali, del...

U ekzekutua pasi shau Putinin, arrestohet një person i...

BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

27 Shkurt 15:28

Shqipëria mbetet e vendosur të forcojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut si dy fqinje mike, partnere të besueshme dhe aleate në NATO, me synim integrimin në Bashkimin Evropian dhe me kontribut thelbësor të faktorit shtetformues shqiptar që jeton atje.

Këtë qëndrim e rikonfirmoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u prit me ceremoni solemne nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Krerët e dy shteteve zhvilluan fillimisht një takim kokë më kokë dhe më pas bisedime në praninë e delegacioneve përkatëse. Në konferencën e përbashkët për mediat, Presidenti Begaj bëri të ditura konkluzionet e takimit, ku një vend të rëndësishëm zuri roli i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka qenë, është dhe do të vijojë të jetë një faktor shtetformues, bashkëpunues, përfshirës, konstruktiv dhe demokratik, me kontribut kyç në avancimin euroatlantik”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti vlerësoi përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie funksionale multietnike përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke riafirmuar qëndrimin e Shqipërisë për respektimin e detyrimeve që burojnë prej saj.

Gjatë bisedimeve u diskutua gjithashtu edhe avancimi i projektit strategjik të Korridorit VIII, për të cilin Begaj theksoi nevojën e konsolidimit të bashkëpunimit, duke e cilësuar këtë korridor si një flamurshenjë të integrimit rajonal dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Vizita i kushtoi rëndësi të veçantë edhe thellimit të bashkëpunimit në fushën akademike dhe atë të arsimit. Presidenti Begaj siguroi se Shqipëria mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe shoqëror, si edhe për promovimin e fqinjësisë së mirë dhe dialogut në Ballkanin Perëndimor, elementë thelbësorë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BEgaj Shkup

Nga e njëjta kategori

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon Berishën: Tradhtar i demokratëve dhe i opozitës

më shumë...

Miratohet me 84 vota amnistia penale

më shumë...

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

më shumë...

“Po paraqesin video të rreme për protestat”, Rama: Irani i përfshirë në fushatën e dezinformimit ndaj Shqipërisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

5:55

U ekzekutua pasi shau Putinin, arrestohet një...

5:39

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:34

BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin

5:26

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i...

5:17

Dënohen me burg dy persona në Britani,...

5:02

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

4:54

“S’kam me lënë pa ju shkatërrue”, Bajrajt...

4:52

Lavrov njofton hakmarrjen ndaj bombardimeve nga Ukraina:...

4:36

Parashikimi i motit për ditën e premte

4:22

Netanyahu: Nuk do të tërhiqemi nga Libani...

4:11

Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë,...

3:59

Shtyhet votimi në Kuvend, propozimi i Ballës...

Më të klikuarat

  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.