E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Presidenti Begaj bashkë me bashkëshorten dhurojnë gjak

Ne kuader te Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj, së bashku me stafin e Institucionit të Presidentit, vijuan traditën e dhurimit të gjakut në këtë institucion.

 

Kjo fushatë, e organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, synon të ndërgjegjësojë qytetarët shqiptarë të kontribuojnë në dhurimin e gjakut.

 

Reklamë

Këtë vit fushata e dhurimit të gjakut kudo në botë fokusohet tek individët që kërkojnë mbështetje gjatë gjithë jetës për transfusion.

 

Në këtë kuadër, Zonja e Parë u shpreh se:

 

“Çdokush që është i shëndetshëm dhe ka mundësi të dhurojë gjak ose plazmë, në shenjë solidariteti do të kontribuojë për cilësi jete më të mirë tek pacientët që janë në kushte kërcënuese për jetën. Një gjest në dukje i vogël dhurimi i gjakut, por që shpëton jetë.

 

Më shumë video

Reklamë