Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Taulant Balla i ka bërë thirrje grupeve parlamentare opozitare të mos e çojnë dëm raundin e dytë të procesit të zjedhjeve të Presidentit.

 

Balla është shprehur se orët në vijim duhet të përdoren me përgjegjësi megjithatë socialistët do ta respektojnë marrëveshjen me grupin e PD dhe dy raundet e ardhshsme iu takijnë atyre.

 

“Konstatoj me keqardhje që nga opozita nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësi për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e di përse PD, grupi i aj parlamentar, u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura, orët në vijim në mbyllje të këtij afati duhet të përdoren me përgjegjësi. Do ishte joproduktive të digjnim raundin e dytë, megjithatë ne e respektojmë marrëveshjen me grupin parlamentar të PD dhe dy grupet e tjera, që dy raundet e para u takojnë propozimeve të opozitës, por nëse dhe në raundin e tretë nuk do të hyjë në proces, natyrshëm një gjë është e sigurt, në raundin e katërt do të zgjidhet me kandidatë të propozuar prej nesh Presidenti apo Presidentja e re e Republikës”– tha Balla nga Fieri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *