Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi zhvillojnë këtë të enjte një vizitë në Shkup. Ata do të marrin pjesë në akademinë solemne me rastin e 110 vjetorit të kongresit të manastirit.

 

Të dy presidentët do të jenë të pranishëm edhe në koncertin e violinistit Shkëlzen Doli, i cili do të performojë me orkestrën filarmonike të Maqedonisë.

 

Qëllimi i këtyre eventeve është dhënia e mesazheve për rëndësinë e kultivimit dhe zhvillimit të kulturës dhe identitetit shqiptar në Maqedoni.

 

Ndërkohë, presidenti Meta së bashku me kryetarin e kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, dhe zëvendës kryeministrin Bujar Osmani do të shëtisin edhe nëpër çarshinë e vjetër në Shkup.

 

Ditë më pare presidenti Meta zhvilloi një vizitë në qytetin e manastirit ku vizitoi muzeun e gjuhës shqipe dhe shpërndau për fëmijët në mënyrë simbolike 110 abetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *