Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pranoi se është nën hetim për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën një vit më parë. Në një postim profilin e tij në twitter, Trump ka thënë se po hetohet për shkarkimin e drejtorit të FBI-së, James Comey si dhe akuzoi zëvendësin e prokurorit të përgjithshëm amerikan për “gjueti shtrigash”. Përveç hetimit për Rusinë dhe punësimit të prokurorëve, këshilltari i posaçëm i ngarkuar për këtë çështje, Robert Mueller, nisi një hetim tjetër ndaj Trumpit për pengimin e drejtësisë pas shkarkimit të Comeyt. Kritikat dhe dyshimet ndaj Trumpit u shtuan pas urdhrit për shkarkimin e ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare, Michael Flynn, i cili tha se Trump i kishte kërkuar të heqë dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *