Popullsia e disa prej territoreve franceze përtej oqeanit votoi sot në zgjedhjet presidenciale, një ditë para se Franca të votojë në raundin e parë të zgjedhjeve për presidentin e ri të vendit.

 

Ndërsa fushate elektorale është mbyllur, sondazhet më të fundit tregojnë se rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve do të jetë tepër i ngushtë. Dy kandidatët me përqindjen më të lartë të votave do të përballen në një raund të dytë më 7 maj.

 

Pothuajse në të gjitha sondazhet, centristi Emmanuel Macron kryeson lehtë ndaj kandidates nacionaliste të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e ndjekur nga konservatori Francois Fillon dhe majtisti radikal Jean-Luc Melenchon.

 

Le Pen, e cila synon të largojë Francën nga zona euro dhe të zhvillojë një referendum për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, shpreson të sigurojë një fitore të befasishme si ajo e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, apo si votimi i britanikëve për daljen nga blloku evropian.

 

Sipas sondazheve të realizuara në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, katër kandidatët kryesorë ndahen nga njëri-tjetri me një diferencë të ngushtë prej afro gjashtë pikë përqindjeje.

 

Qendrat e para të votimit u hapën sot në territorin e vogël të Saint-Pierre-et-Miquelon në lindje të brigjeve të Kanadasë. Ky territor përbëhet nga dy ishuj me popullsi pak më shumë se 6,000 banorë. Territoret franceze në Amerikën Jugore dhe Karaibe, që përfshijnë Guiana dhe rajonin Martinique, si the Polinezinë Franceze, votuan gjithashtu sot.

 

Pasiguri në prag zgjedhjesh

 

Jam ende e pavendosur. Kandidatët janë të shumtë në numër, ndërsa na ndajmë vetëm disa orë nga presidencialet franceze të së dielës, ende nuk kam zgjedhur alternativën e duhur. Ndërsa sulmi në Champs-Elysées në Paris nuk duket të ketë influencuar në zgjedhje.

 

Në përfundim të një fushate që nuk ngjan me asnjë të zhvilluar më parë, me eliminimin e papritur të disa kandidatëve favoritë dhe shfaqjen e kandidatëve që nuk priteshin, mbetet e vështirë për të vendosur, shprehet Mathilde Rougier, punonjëse e një supermarketi në Lion (qendër-lindje) e moshës 20 vjeçare, e cila voton për herë të parë.

 

Në Tuluz (jug-perëndim) një tregtar i moshës 67 vjeçare i cili dëshiron të japë vetëm inicialet e tij “MR”, paraqitet mjaft i pavendosur. Eh kjo është hera e parë”, shtoi ai. Pres një shkëndijë shprese. Nuk ka një lider karizmatik që mund të veçoj.

 

I riu Emmanuel Macron, 39 vjeç i cili nuk është zgjedhur kurrë më parë, me programin “as e djathta, as e majta”? Marine Le Pen, ku partia e ekstremit të djathtë nuk ka qenë kurrë më parë kaq lart në sondazhe? Jean-Luc Mélenchon, “rebeli” dhe oratori i së majtës radikale? Apo francezi Fillon, kandidati i së djathtës admirues i Margaret Theçer, i zënë ngushtë në një skandal për punësime të dyshuara fiktive?

 

Katër kandidatë shumë pranë njëri-tjetrit dhe një dileme të vërtetë për një numër të konsiderueshëm votuesisht. Në mesin e një të tretës dhe një të katërtës së votuesve nuk kanë bërë ende zgjedhjen e tyre, ku shumica prej tyre nuk janë ende të sigurtë për të votuar.

 

Evropë, punësim, arsim, programet ekologjike. Programet janë kryesisht të ndryshme nga njëra nga tjetra. Megjithatë, disa shfaqen të lëkundur mes opsioneve politike tërësisht të ndryshme.

 

Por afeksioni i “MR” anon mes Macron, liberal dhe evropian dhe Mélenchon, që mbështet shkëputjen me traktatet evropiane, por kundër François) Fillon. Me problemet që ai ka, nuk i vlen barra qiranë.

“Të gjitha alternativat janë zhgënjyese”, shprehet Ghislaine Pinçont, 73 vjeçe, pensioniste në Lilë (veri). Në rastin më të keq unë do ta lë fletën e votimit të bardhë ose do të abstenoj. Por pavarësisht këtij fakti, sulmi i shënuar në Champs-Elysées nuk ka aspak ndikim në alternativën time”, u shpreh ajo pas sulmit të së enjtes që i mori jetën një polici./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *