E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Presidenca sqaron arsyen pse Hashim Thaçi u shtrua këtë mëngjes në spital

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shtrua mëngjesin e kësaj të hëne në Klinikën e Urologjisë, pas shqetësimeve që ka shfaqur me gurët në veshka.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e Presidentit, ku sqaron se ai iu nënshtrua një kontrolli në Emergjencën e QKUK-së dhe se aktualisht gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Hashim Thaçi i ka shprehur mirënjohje personelit shëndetësor për kujdesin e treguar.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor professional. Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi.”, informon Presidenca.

Vazhdo të lexosh

Reklamë