Presidenca ka reaguar pas miratimit të raportit të Komisionit të Venecias për Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe propozimeve të bëra prej kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

 

Në një postim në “Facebook”, zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi shprehet se propozimet e bëra prej kreut të grupit të PS, Taulant Balla gajasën të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.

 

Duke I cilësuar si propagandë deklaratat e bëra prej Ballës, Blushi thekson edhe njëherë se presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje.

 

“Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias. Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propagandën bajate me titra të porositura. I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draft-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi. Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS. Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *