Zëdhënsi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Meta i ka dhënë për vetëm 8 orë parasaportën shqiptare një futbollisti afrikan, në një kohë kur ai ishte nën akuzë për falsifikim dokumentash.

Në një postim në “Facebook”, Blushi shkruan se Rama e pranoi se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana dhe tifozëve të kësaj skuadre.

Urrejtjen e Ramës për Tiranën, zëdhënësi thekson se nuk ka për t’ia amnistuar ndonjë.

“Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”. Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu, nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë. Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! ORA E PËRBALLJES PO AFRON! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *