Subscribe

Presidenca këtë të enjte ka hedhë shortin për zgjedhjen e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi.  Nga shorti me gogla janë përzgjedhur dy anëtarët e rinj të KED-së nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të jenë Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha.

 

Ndërkohë që anëtare zëvendësuese është zgjedhur, Marsida Xhaferrllari. Ndërkohë kandidati i vetëm nga Gjykata e Lartë Ardian Dvorani nuk ka qenë pjesë e shortit pasi është automatikisht, pasi është quajtur si i miratuar.

 

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi drejtohet nga anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë, në këtë rast i bie të jetë sërish Adrian Dvorani.

 

Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë krijon kushtet e punës për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, thuhet në pikën 4 të nenit 149/d të Kushtetutës.

 

Shorti me gogla

Kandidatët nga Gjykata Kushtetuese

1 – Fjona Papajorgji- Anëtare e KED-së

2 – Vitore Tusha- Anëtare e KED-së

Anëtari Zëvendësues

1 – Marsida Xhaferrllari- Anëtare Zëvendësuese e KED-së

Anëtar i Gjykatës së Lartë

  • Ardian Dvorani, kryetar i KED

Kandidatët nga Prokuroria e Përgjithshme

1 – Arta Marku – anëtare e KED-së

Anëtari zëvendësues

1- Bilbil Mete, anëtar i KED

Kandidatët nga Gjykatat e Apelit

1-  Miranda Andoni, anëtare e KED

2- Saida Dollani, anëtare e KED

Zëvendësuesi

1- Nazmi Troka, anëtar i KED

Prokurorët pranë Gjykatave të Apelit

1 – Ludovik Dodaj, anëtar i KED

2-  Fatjona Memçaj, anëtare e KED

Zëvendësuesi

1 – Nezir Gjokaj anëtar i KED

Gjykatat e Apelit dhe Shkalla e Parë

Gjykatat e Apelit dhe Shkalla e Parë

1 – Arjan Qafa, anëtar i KED

Zëvendësuesi

1 – Marjana Velaçani Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *