Subscribe

Presidenca ka publikuar mesditen e se henes letren me pyetjet josekrete, drejtuar Ministrise se Mbrojtes lidhur me figuren e Sander Lleshajt, emeruar nga Kryeministri per postin e Ministrit te Brendshem.

 

Ne leter, Meta ashtu sic kishte njoftuar, ka perfshire dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci.

 

Dokumenti rendit14 pyetje, ku ne 13prej tyre kerkohet informacion shterues, sic cilesohet nga Presidenca, lidhur me statusin e Sander Lleshajt si dhe te gjitha procedurat qe Ministria e Mbrojtjes, ka ndjekur gjate procesit gjyqesor.

 

Nw kwtw gjyq Lleshaj ka fituar te drejten per t’u shperblyer me page qe prej 29 majit 2013, deri në datën e sistemimit në detyrën e Zv/Shefit të Shtabit të Përgjithsëm të FA, apo në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban.

 

A ka qenë në dijeni ministria e Mbrojtjes gjatë shqyrtimit gjyqësor se z.Sandër Lleshaj, ndërkohë që zhvilloheshin proceset gjyqësore, ishte i emëruar si Këshilltar i Kryeministrit?

 A ka parashtruar z.Sandër Lleshaj, ndonjë kërkesë personale apo nëpërmjet shërbimit Përmbarimor për vënien në ekzekutim të vendimit të Gjykatës, dhe nëse po, lutemi përcjelljen e një kopje të kësaj kërkese së bashku me dokumentacionin e plotë.

 A ka parashtruar z. Sandër Lleshaj, ndonjë kërkesë në lidhje me trajtimin e tij financiar në zbatim të vendimit të Gjykatës dhe taksimin e kësaj të ardhure, nisur nga fakti që ai trajtohej financiarisht me pagë dhe si Këshilltar i Kryeministrit ? Nëse po, cili është qëndrimi që është mbajtur në lidhje me këto kërkesa, dhe cila është zgjidhja që ka dhënë Ministria e Mbrojtjes apo Shtabi i Përgjithshëm i FA, në lidhje me këtë çështje ?

 

Me tej Meta kerkon informacione se me çfarë akti Sandër Lleshaj, ka kaluar në lirim, apo në rezervë në Forcat e Armatosura, pas daljes së vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe përpara paraqitjes së propozimit të Kryeministrit, për emërimin e tij në detyrën e ministrit të Brendshëm.

 

 

Ndersa pyetja e fundit ka te beje me mbiemrin e tij, pasi ne disa shkresa ai paraqitet me mbiemrin Lleshaj dhe ne disa te tjera me Llleshi, njesoj si dhe vet Presidenti i Republikes, i cili pavaresisht se eshte i regjistraur me mbiermin Metaj, firmos me mbiermin Meta.

 

E ne fund, kreu i shtetit kërkon bashkëpunimin e plotë për paraqitjen sa më parë të këtyre shpjegimeve dhe dokumentacionit të kërkuar. Meta nwnvizon se ato duhet të jenë shteruese, në mënyrë që vlerësimi i këtij propozimi të ri të Kyeministrit, të kryhet në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

 

Por vec pyetjeve josekrete, ekziston dhe nje liste me pyetje sekrete qe kane te bejne me infirmacione te paverifikuara, lidhur me kontakte te paautorizuara te Sander Lleshajt me perfaqesues te sherbimeve te huaja nga vende jo miqesore me Shqiperine.

Pyetje ne fakt, qe duket se e marrin pergjigjen nga certifikata e sigurise se NATO COSMIC, ku Lleshaj eshte i aturoizuara te shohw te gjithe dokumnetet e klasifikuara te Aleances.

 

  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *