Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi sot se nuk do të ketë negociata me përfaqësues të grupt të Rithemelimit përsa i përket konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

 

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Balla tha se negociatat për presidentin e ri nuk do të bëhen me Sali Berishës, por Enkelejd Alibeaj për të cilin theksoi se është kryetari i grupit më të madh të opozitës.

 

“Do i ftojmë grupet parlamentare e meqë koha është shumë e shkurtër do propozonim që në një takim të martën pasdite të tre kryetarët e grupeve parlamentare, Enkelejd Alibeaj, si kryetari i grupit më të madh të opozitës, të PD, Mesila Doda e Fatmir Mediu në një takim paraprak këtu në zyrat e Kuvendit me qëllim që të fillojmë të identifikojmë ose parimet kryesore të një dialogu konstruktiv mes katër grupeve parlamentare”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *