Kronikë
Prerje të paligjshme të pyjeve/ Procedohen 5 punonjës të AZM-së, 1 në pranga

Pesë punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” dhe 2 të tjerë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Një prej punonjësve, A.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, është kapur duke transportuar me mjetet respektive “Benz”, pa targa, të ngarkuara me sasi dru zjarri, pa dokumentacion përkatës. Po ashtu, ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Ndërkohë, pesë punonjësit e tjerë, me inicialet F. K., 27 vjeç; A. J., 60 vjeç; G. B., 31 vjeç; M. B., 37 vjeç; E. Sh., 38 vjeç; E. G., 59 vjeçe, kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrolle dhe favorizuar shtetasin F. K., në zonën mbrojtur të pyllit të fshatit Llëngë-Pogradec.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




