Subscribe

Edhe pse një ditë më parë kishte deklaruar se nuk do të ishte më pjesë e Parlamentit deri në vendimin e Gjykatës së Lartë, deputeti Armando Prenga u bë pjesë e seancës plenare. Sapo kishte nisur votimi për dekretet e Presidentit për ndryshimet në qeveri, Prenga hyri me nxitim në godinën e Kuvendit. Pas rreth 5 minutash ai doli, po me nxitim dhe pranoi se u bë pjesë e votimit. Ai tha se kjo ishte hera e fundit, që do të ishte në Parlament, deri në vendimin e Gjykatës. Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, këmbëngul në pafajësinë e tij, pas përfshirjes në një konflikt me armë me pjesëtarë të familjes Cali, mbi shfrytëzimin e Lagunës se Patokut ne Laç.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *