E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Prenga: Dua, gjykim të shkurtuar

Deputeti Armando Prenga i ka kërkuar Gjykatës së Lartë gjykim të shkurtuar. Kërkesa i është përcjellë trupit gjykues nga avokatët Maks Haxhia dhe Baftiar Rusi, pasi vetë deputeti nuk u paraqit në gjyq. Prokuroria nga ana e saj ka pranuar kërkesën e avokatëve të Prengës. Gjyqtarët kanë vendosur që në një seancë të posaçme, që do të zhvillohet më 9 shkurt, te shprehen nese do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar. Nese do te kete vendim pozitiv, ai përfiton menjëherë uljen me nje te treten te dënimit. Deputeti Armando Prenga, akuzohet për plagosje të rëndë, kanosje dhe armë mbajtje pa leje në lidhje me konfliktin me vëllezërit çali, për Lagunën e Patokut ne Laç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë