E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Premtonin licenca për mësimdhënie, pranga “juristëve të rremë”

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për mashtrim.

 

Sipas policisë ndalimi i shtetasve M.F. 48 vjeçe dhe 24-vjeçarit N.Sh., është bërë në kuadër të operacionit “Juristët e rremë”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar dy shtetas, duke iu kërkuar parà me qëllim që t’iu siguronin leje zhvillimore e licencë për mësimdhënie në një komunitet fetar.

 

Reklamë

Policia bën me dije se 48-vjeçarja ka edhe precedentë të mëparshëm penalë, sërish në kuadrin e “mashtrimit”, ndërsa policia i ka ndaluar në momentin që takoheshin për t’iu marrë lekët dy shtetasve të mashtruar.

 

Edhe për shkak të rezistencës që kanë bërë në momentin e arrestimit, duke kundërshtuar efektivët, ata do të akuzohen tashmë për “mashtim”, “falsifikim dokumentesh”, “përvetësim i titujve apo i detyrës shtetërore”, “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë