E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Premtoi ndalimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, e majta pro-ruse fiton zgjedhjet në Sllovaki

Zgjedhjet parlametare të së shtunës në Sllovaki i fitoi partia majtiste e ish-kryeministrit, Robert Fico, i cili duket se do t’i japë vendit një tjetër drejtm.

 

Reklamë

Fico një pro rus, premtoi gjatë fushatës se do të ndërpresë ndihmat ndaj Ukrainës, dhe fitoi me rreth 23 përqind të votave kundër partive të tjera pro europiane e amerikane.

 

Zgjedhjet e së shtunës ishin një test për vendin e vogël të Evropës lindore në lidhje me mbështetjen ndaj fqinjit të saj, Ukrainës, prandaj fitorja e Ficos duket se do të lëkundë unitetin në BE dhe NATO.

 

Gjatë fushatës Fico, u zotua se jo vetëm do të ndalë mbështetjen ushtarake për Ukrainën por edhe do të kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë. Ai është shprehur se në vend që ti dërgohen armë Kievit, BE dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta përdorin ndikimin e tyre për ta detyruar Rusisë dhe Ukrainën të bëjnë marrëveshje kompromisi për paqe.

 

Përveç cështjes së luftës, Fico bëri fushatë edhe kundër të drejtave të LGBTQ.

 

Megjithatë, me 23% të votave, Ficos do t’i duhet një koalicion për të formuar qeverinë e re.

 

59-vjeçari ka shërbyer si kryeministër i Sllovakisë edhe dy herë të tjera, nga viti 2006 deri në vitin 2010 dhe përsëri nga viti 2012 deri më 2018.

 

Sllovakia antëare e BE dhe NATO ka qenë përkrahëse e Ukrainës qëkur Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022, duke i dhuruar armatim dhe duke i hapur kufijtë për refugjatët e ikur nga lufta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë