E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Premtimi i opozitës për taksën e sheshtë/ Rama: Ai po kërcënon më të dobëtit

Kryeministri Edi Rama komentoi premtimin e opozitës për të hequr taksën progresive dhe për të vendosur atë të sheshtë. Sipas kreut të qeverisë, në këtë mënyrë kërcënohen të dobëtit në treg sepse do të paguajnë të gjitha bizneset taksa, ndryshe nga sot.

 

Reklamë

Rama e bëri deklaratën gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarët. Shefi i qeverisë shprehu edhe ambicien e PS për të rritur pagën minimale më tej, bën me dije “Vizion Plus”.

 

“Zerimi i taksës për biznesin e vogël është një gur i rëndësishëm drejt të ardhmes tonë dhe përbën një nga pikat më domethënëse që bën ndryshimin me palën tjetër që sot ripredikon taksën e sheshtë, duke kërcënuar më të dobtit me rikthimin, kur 100% e biznesve paguanin tatim fitim 10% dhe TVSH. Kurse sot 91% e biznesve paguajnë zero tatim fitimi dhe zero TVSH dhe vetëm 9% e tyre, flas për biznesin e madh, pagujanë 15% tatim fitimi. Pagën minimale e çuam 300 mijë lekë të vjetër dhe kemi ambicien ta rrisim vit pas viti. Paga minimale 30 mijë lekë nuk është pikëmbërritje, por pikëstacion në një rrugë që vazhdon. Nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por është një shumë shumë sfiduese. Krahasuar me ku ishim, jemi ku e ku. Në 2013 kishte vetëm 22 mijë lekë pagë minimale. Sot jemi në 30 mijë lekë dhe dua t’u them të gjithëve atyre që janë përfitues të pagës minimale që duhet ta shohin këtë si një proces dhe si një stacion në një rrugë që vazhdon. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë